Rreth Nesh

Original Albanian Experience DMC nga International Target Sh.p.k.

Original Albanian Experience, e themeluar nga International Target, pozicionohet në tregun e turizmit ndërkombëtar si Kompani e Menaxhimit të Destinacioneve e specializuar në organizimin e shërbimeve logjistike për udhëtimet turistike dhe të biznesit, që kanë destinacion bazë Shqipërinë.

Me qendër në Vlorë, kompania jonë organizon të gjitha shërbimet në terren, udhëtimet me traget, fluturimet e linjave ndërkombëtare dhe ato çarter me vëmendje të vecantë në territorin shqiptar, mbi të cilin zotëron njohje themeltare.

Ne ofrojmë rezervime hotelesh, transport, turne, ekskursione, organizim eventesh dhe gjithçka tjetër të nevojshme. Si operator DMC, ne jemi specialistë në ofrimin e paketave të personalizuara dhe shërbimeve individuale në lidhje me turizmin, takimet, konventat, konferencat dhe paketat e udhëtimit. Mbulimi ynë gjithëpërfshirës është projektuar dhe rregulluar posaçërisht për të përmbushur kërkesa të shumëllojshme.

Original Albanian Experience nga International Target synon të afirmojë pozicionin e saj si ofruesi kryesor i shërbimeve për udhëtimet me origjinë Italinë si dhe ato ndërkombëtare. Jemi të përkushtuar për të dizajnuar dhe ofruar programe e shërbime ekskluzive dhe të personalizuara që përmbushur nevojat e çdo klienti.

Kompania jonë operon prej më shumë se 40 vitesh me operatorë turistikë, resorte, kompani ajrore e kompani hoteliere, gjithmonë me synimin për të krijuar produkte turistike dhe programe ekskluzive USP, të konceptuara për të përmbushur nevojat e klientëve, grupeve dhe kompanive që na zgjedhin.

Cili është destinacioni juaj i rradhës?

Zbuloni mrekullitë e secilit qytet shqiptar me Original Albanian Experience

Pamje të marra gjatë guidave me Original Albanian Experience ndër vite.

Dëshmi

Ja ç’mendojnë klientët për ne: